miniera
Është aksidentuar për vdekje minatori 52 vjecar Mehmet Dardha, duke shënuar një tjetër tragjedi në minierën e Bulqizës. ngjarja ka ndodhur brenda galesisë në zonën D, rreth orës 14:00.

Shkak i aksidentit të rëndë është bërë një defekt teknik i dy vagonëve që janë shkëputur.

Minatori është nisur për ta zgjidhur problenin por është shtypur nga vagonët që transportonin krom nga nëntoka.

Trupi i pajetë i 52 vjeçarit ende nuk është nxjerrë nga galeria, ndërsa efektivët e policisë po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.