2029
Me 223 vota pro nga 379 gjithsej, kryeministri Kameron mori mbështetjen e parlamentit britanik për të nisur bombardimet në Siri. BBC raporton se David Kameron argumentoi se veprimi kundër “Mostrës mesjetare” është i ligjshëm dhe do ta mbajë vendin të sigurt.

Sulmet britanike në Siri pritet të fillojnë shumë shpejt. Vendimi i britanikëve vjen pak kohë pas vendimit që mori Kancelarja Merkel për të dërguar trupa dhe armë kundër ISIS.

Më herët, Presidenti Francës Hollande kërkoi ndihmën e Britanisë dhe të shteteve të tjera aleate për sulme ndaj ISIS, pas atentateve terroriste që u shënuan të premten e 13 nëntorit në Paris.
3500