erion-brace_4

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka shpërthyer sërish në akuza ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim. Me anë të një statusi në faqen e tij të “Facebook”-ut, Braçe i ka hapur ‘sfidë’ LSI-së, ndërsa thekson se pas 25 qershorit kjo e fundit do jetë në opozitë. Ai sjellë në fokus projektet për Lushnjën, zonë ku është zgjedhur deputet, duke shtuar se LSI synon të jetë forcë e parë me gojë.

MESAZHI I BRACES
Ka diference te thelle ne Lushnje;
Ne vizion, ne projekt, ne perfaqesim!

Ne e duam Lushnjen dhe Divjaken nje njesi unike ekonomike ekobujqesore, turistike e kulturore;
ME NJE QELLIM,
TE ARDHURAT E CDO FAMILJEJE NE MYZEQE!

Keta te tjeret e duan qe te jene “force e pare”- me goje;
Te tjere me ta apo pertej tyre, per te zgjidhur nje hall me unin, te jene deputet.

Pikerisht ketu e prej ketej ka dhe nje diference edhe me te madhe;
PS DO TE KETE NE KUVEND KATER DEPUTETE PER DY BASHKI, LUSHNJEN DHE DIVJAKEN.
Madje edhe dy te tjere shume prane, per te qene perhere kater apo pese deputete per Myzeqene-Lushnjen dhe Divjaken.

Kerkush nuk eshte si ne ne kete qellim-perfaqesimin.

Opozita ka vec nje, mund te kete vec nje deputet per Lushnjen-ne dyshim dhe ai prej ligjit, ne nje akt te tmerrshem nencmimi te Lushnjes e Divjakes.
Por edhe te tjeret jane kaq keq;
Te bindur se shkojne drejt opozites por me qellimin te marrin vec Nje-te paret ne numer, as qe u duhet Lushnja.
Diference e madhe!
Keshtu do jete edhe me vote!
#lushnje #divjake #4deputeteper2Bashki #PSperfaqesimLushnjeseDivjakes #tetjeretngaNje #nencmimiiLushnjeseDivjakes #tegjitheneOpozite #nemeLushnjeneDivjaken