Erion-Brace_1

Deputeti socialist Erjon Braçe ka folur jashtë Kuvendit pas përplasjes me deputetin Flamur Noka.

Ai thotë se kemi të bëjmë me një strategji dhune nga ana e PD-së.

“Ata që janë apo s’janë në sallë dhe që s’kanë asnjë lidhje me politikën. Së dyti, e gjitha siç ju e patë është një strategji dhune nga një parti që e ka instaluar dhunën prej 27 vitesh. Brenda harkut të 10 ditëve ka rrahur një qytetar. Kjo që ndodh këtu nuk është asgjë para asaj që ndodhi më 21 janar në Tiranë. Ky që është këtu në këtë sallë, Sali Berisha, i ka vrarë ata njerëz në mes të bulevardit. Duhet të ishte në bankën e të akuzuarve.”, tha Braçe.