Studentët kanë vendosur me shumicë votash pas një sondazhi të bërë mes tyre që të vazhdojnë bojkotin e mësimit si dhe ngujimin brenda ambienteve të fakulteteve deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i zv.kryeministrit Erion Braçe pas këtij vendimi. Sipas tij, nuk është e ndershme që rreth 5 klasa në Universitetin e Tiranës t’i bllokojnë mësimin dhe t’i djegin vitin shkollor rreth 60-70 mijë studentëve.

Braçe e ka cilësuar vendimin e marrë nga studentët si të dhunshëm, partiak, të pandershëm dhe të padrejtë.