deni

Pensionistë, të papunë apo kryefamiljarë të varfër, të gjithë borxhlinj të OSHEE-së i kishin mbledhur bashkë në një inskenim të turpshëm, gati pervers me Edi Ramën. Si të mos mjaftonte detyrimi për të dëgjuar fjalimin e kryeministrit, disa prej tyre u ngritën të tregojnë milionat që ende kishin borxh në transmetim direkt në të gjitha televizionet.

“Pa bukë do rri dhe shtetit do t’i qëndroj korrekt tani, megjithëse jetoj vetëm një pension 120 mijë lekë” tha njëri prej tyre, që pasi përmendi miliona lekë që kishte borxh, falenderoi Ramën se bëri shtet. Të tjerë borxhlinj të OSHEE-së, u detyruan të flasin, sërish falenderues për borxhet që mund të paguanin tashmë me skema lehtësuese.

Këtë vit është vënë në zbatim një skemë e re për abonentët në nevojë dhe me këtë rast, kryeministri foli për shtetin social dhe për ndërprerjet e energjisë që sipas tij ishin “më të rrallat në 20 vitet e fundit”.