zogu_1

Vila e Mbretit të Shqipërisë, Ahmet Zogu, në qytetin bregdetar të Durrësit ka dalë në shitje. Nipi e tij, Princi Leka e ka ndërmarrë këtë veprim për shkak të problemeve të tij financiare, për mos shlyerje të një kredie. Në vitin 2009 ai mori një kredi prej 518 mijë eurosh, të cilën nuk arriti ta shlyente dhe tani është i detyruar të sakrifikojë një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë së gjyshit të tij. Vila mbart shumë vlera historike dhe arkitekturore. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë vlera me të cilën do të shitet dhe kush do të jetë blerësi.