Capppture

Për të gjithë ata që e shohin Edi Ramën si mbartësin e amanetit të Ismail Qemalit dhe të Skënderbeut, ky është një lajm i dhimbshëm, një bombë që kryeministri e lëshoi gjatë monologut në Facebook, si çdo të dielë.

Nëse shqiptarët nuk do t’ia japin ta mbajë timonin i vetëm, pra me 71 vota, atëherë Edi Rama nuk do të jetë më kryeministër i Shqipërisë. Sipas Edi Ramës ai nuk ka më asnjë motiv të rrijë në karrigen e kryeministrit, nëse administrate do vazhdojë të jetë peng e ndarjes mes partive në koalicion.

“Dhe lejomëni sot t’ua them sinqerisht, fare troç, nuk kam më asnjë motiv, të rri në karrigen e kryeministrit si deri më sot duke pranuar që administrata e shtetit të rri peng i partive. Duke pranuar që për të marrë votat për një reformë për të bërë shtet, të pranojmë shantazhet dhe listat e kërkesave të partive të koalicionit për t’i lëshuar drejtorinë në këmbim të votës, dhe deri edhe vende pastruesesh në institucione për votën për një reformë. Duke pranuar dorëzimin përballë këtij kanceri sfilitës në trupin e shtetit që duhet operuar sot për të vazhduar ngritjen e shtetit në këmbë” u shpreh Rama, që e bëri public vendimin e tij duke arsyetur se ai “nuk ka asnjë motiv” më të ndajë administratën.

Ndërkohë pyetja që shtrohet është kush nga dy partitë e tjera, PD apo LSI do të bënte koalicion me PS, nëse Edi Rama mbetet kryeministër?