Maga

Gazetari italian që drejton gazetën “Shqiptarja.com” ka bërë sot një analizë kundër protestës së opozitës dhe është tallur me kopjimin e slloganit ” Make America Great Again ” që Basha e ka huazuar nga Donald Trump, pasi ky i fundit e kishte vjedhur nga zgjedhja e Ronald reganit në vitet “80. Për Bolinon ku sllogan MAGA që në shqip tingëllon “Do ta bëjmë Shqipërinë përsëri të madhe” është një qasje reaksionare për të glorifikuar të shkuarën e afërt aspak të lavsishme. “Dje Basha prezantoi MAGA-n (një akronim i shëmtuar, i kopjuar nga fushata elektorale e Donald Trumpit), por sërish kemi një tjetër gafë pasi, duke shpallur se do ta kthejë Shqipërinë mbrapsht “si kur ishte e madhe”, shqiptarët shohin premtimin kërcënues të kthimit në të njejtin model qeverisjeje të cilin vetëm katër vjet më parë e përzunë. Kush është Shqipëria e Madhe që Basha premton të ringjallë? Ajo e Gazidedes? Ajo e firmave piramidale mashtruese? Ajo e tentativave për puç? Ajo e Lazaratit? Ajo e Gërdecit apo ajo e 21 janarit?” pyet Bolino duke marrë shkas nga ekzaltimi që demokratët po i bëjnë MAGA-s, së famshme.