BUSHATI-BLUSHI
Deputeti Ben Blushi është shfaqur sërish kritik me Ministrinë e Punëve të Jashtme. Gjatë diskutimeve të pagave të diplomatëve në Komisionin e Jashtëm Parlamentar, Blushi i ironizoi pagat, duke komentuar një shqetësim të ngritur nga deputeti Eduard Selami. Deputeti i PD tha se diplomatët shqiptarë marrin një pagë që është minimumi jetik për në vendet ku shërbejnë. Menjëherë pas tij Blushi ndërhyri duke thënë se këtij shërbimi do t’i jepet zgjdhje nga qeveria, e cila do ta japë atë me koncesion.