Ben-Blushi1
TIRANË- Deputeti Ben Blushi duke folur nga foltorja e Kuvendit ka akuzuar ashpër liderët e partive politike që i kanë kthyer partitë (të majta e të djathta në një ndërmarrje private). Askush nuk zgjidhet më nëpër parti, njerëzit emërohen tha ai, ndaj parlamenti është mbushur me të inkriminuar.

Pjese nga fjala e Blushit në Parlament

Përrenjtë e Parlamentit janë partitë. Ato furnizojnë parlamentin dhe ato nuk janë demokratike ndaj jemi në këtë situatë. Nëpër parti nuk votohet. Nuk i zgjedh drejtuesit anëtarësia drejtuesit. Këtu (parlament) vijnë të fortët sepse nëpër parti nuk votohet. Çfarë ndodh sot me partitë tona? Nëse je i varfër del nga partia, nëse je i pasur hyn, nëse je kriminel hyn nëse je i ndershëm del. Filtri është deformuar. Partitë tona nuk janë bashkime njerëzish me ideale, partitë janë ndërmarrje fitimprurrëse. Si partitë e mëdha edhe të voglat, nuk kanë ndryshim. Pra nuk ndryshojnë programet ndyrshojnë nga fitimet.

Sot në Parlament nuk ka ekonomistë por spekulantë s’ka juristë por ish-të burgosur. Nuk ka inxhinier, por ka nga ana që kanë bërë ndërtime pa leje.

Shumë njerëz tani rrudhin buzët, sidomos këtej (i drejtohet socialistëve). Ne i futëm banditët në parti dhe më pas në Parlament për të mundur bandën në pushtet. E përçmoj, e refuzoj këtë teori.

Kush i futi kriminelët në Parlament? Kjo dëmkë do ti mbetet këtij Kuvendi për shumë dekada. Përgjegjësia nuk është kolektive, por individuale.

Ata që i sollën, i lyen, u bënë make up politik dhe na detyruan të pranojmë shëmtinë si nromalë poltike.

Politika i ktheu këta njerëz në modele për shoqërinë. Të jesh i fortë, i paprekshëm është kthyer në modë në Shqipëri. Ky model po infekton rininë. Cffarë u themi ne sot të rinjve të Shqipërinë? Ne u themi mos përdorni mendjen por muskujt, ne u themi mos mësoni s’ka nevojë për diplomë, por vrisni, trafikoni, shisni drogë se pse kjo është mënyra për të marrë post dhe për të ardhur deri në Parlment.