blushi_27

Ben Blushi sfidon Ilir Metën, duke i kërkuar që të çojë në mocion qeverinë e Ramës në Kuvend, për ta rrëzuar përpara zgjedhjeve. Për këtë ai ofron edhe dy votat e LIBRA në Kuvend. Sipas Blushit një Shqipëri me Edi Ramën Kryeministër është opsioni më i keq për vendin.

I them të gjithë atyre që kanë votat në parlamernt, përfshi dhe LSI-në, që është gjysma e qeverisë, që nëse duan të bëjnë mocion për të rrëzuar qeverinë ne do jemi me votat tona pro. Jemi gati për ta rrëzuar këtë qeveri cdo ditë, ashtu sic jemi gati me të gjitha palët politike për të dialoguar. Por ne nuk jemi gati për të zëvendësuar një qeveri të Edi Ramës me atë të Sali Berishës. Të shkosh nga Rama tek Berisha është më keq të shkosh nga shiu në breshër.”-tha Blushi.

Një ditë më parë kreu i LSI-së foli për një “qeveri besimi”, duke u rreshtuar në mbështetje të kërkesave të opozitës. Sot kryeministri Rama ka hedhur poshtë kërkesën e LSI-së, ndërsa eksponentë të Metës kanë -nisur sulmet ndaj PS-së.