serer-655x356

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ishte sot në qytetin e Vlorës, prej nga ku deklaroi se i vetmi premtim i mbajtur nga qeveria “Rama” është kanabizimi i Shqipërisë.

Sipas tij kjo qeveri është teknike sepse nuk po mban dot asnjë nga premtimet e saj dhe se sipas tij s’ka nevojë për një qeveri tjetër teknike.

Blushi theksoi se e rëndësishme është të hyjmë në zgjedhje me standarde pozitive dhe me e mira është të kemi votim elektronik. Duku folur për pengesën që KQZ po i bën regjistrimit të LIBRA-s, si subjekt garues në zgjedhje, ai tha se:

“Shpresoj që Edi Rama, të mos më bllokojë për të kandiduar ,ashtu siç me pengoi në garën për kryetarin e Partise Socialiste”.

Kreu i LIBRA-s parashikohen që të mblidhen vetëm në pak dite rreth 10 mije firma.