yu

Kryetari i LIBRA-s Ben Blushi ka zbuluar një detaj mjaft interesant se si kryeministri Rama tentoi ta “blejë” gjatë krizën e famshme të koalicionit PS-LSI të korrikut të vitit 2016. Në atë kohë u përfol gjerësisht se Kreu i LSI-së Ilir Meta tentoi të rrëzonte Ramën me numra në Kuvend, por nuk ia doli. Mesa duket edhe Rama nuk ka ndenjur duarkryq. Gjatë intervistës në emisionin “Opinion” në Tv Klan Blushi zbuloi ofertat që kishte marrë nga ministrat e Ramës për të mos u larguar nga mazhoranca së bashku me Mimoza Hafizin.

“Në atë kohë, në korrik të vitit të kaluar kur u prish me Metën ky edhe ministra të tij më kërkuan që unë të mos ikja duke më ofruar edhe postin e Kryetarit të Kuvendit” – tha Blushi duke zbuluar për herë të parë këtë detaj. Blushi tha se e kishin kontaktuar ministra të Ramës ndërsa konfirmoi se nuk ka pasur një takim me vetë Ramën.

“Unë ua thashë qartë se isha duke ikur nga kjo mazhorancë. Sigurisht që nuk pranova” – tha Blushi.