maxresdefault_219

Blushi ka qenë i ftuar mbrëmë në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu dhe një temat e nxehta të diskutuara ka qenë fotoja e tij me Lulzim Berishën. Nga emisioni Ben Blushi ka deklaruar se nuk e njihte Lulzim Berishën dhe foto me të ishte shkrepur rastësisht teksa ai kishte dal në takimet elektorale në Durrës.

Unë nuk e njoh, ai është kriminel, ka qenë në burg, si mund ta njihja unë”, – është shprehur Blushi.

Ai tha se kishte rënë në kurthin e PS, pasi zyra e shtypit të PS sipas Blushit ka tentuar ta shpërndajë edhe më tej foton nëpër media.

Blushi u shpreh se afrimi i Lul Berishës për të bërë një foto është një pritë e vërtetë dhe për një fakt të tillë media duhet të reagojë dhe të dënojë një akt se si një politikani dhe njeriu të lirë, në një vend të lirë i dalin përballë kriminelët që ishin në burg dhe e kërcënojnë.  Sipas tij, ky akt është një kërcënim i plotë, sepse foto që ka bërë e ka postuar me qëllim për t’u thënë të gjithëve: Blushi është shoku im.