ben_blushi_me_liber_14874
Gjatë prezantimit të librit të tij më të fundit “Kandidati” Blushi ka akuzuar partitë politike se janë shndërruar në ndërmarrje, përfshirë edhe atë ku bën pjesë vetë.
Deputeti socialist Ben Blushi, në vijim të kritikave dhe akuzave për gjendjen reale në vend ka theksuar nga Korça se ka ardhur koha për të ndryshuar.
“Ka ardhur koha të ndryshojmë. Jemi brenda partive që nuk të lejojnë të flasësh e të botosh. Votojmë dhe besojmë edhe për politikanët ‘e vdekur’”, ka thënë Blushi.
Deputeti shumë kritik edhe ndaj qeverisë ka pranuar se nuk është i vetmi në këtë vend që ka guxim
“Nuk jam i vetmi në Shqipëri që kam guxim. Por ka edhe shumë të tjerë në këtë vend. Ka ardhur dita për të bërë diçka ndryshe në Shqipëri. Gjithmonë ia vlen të fillosh”, ka thënë Blushi.
“Shqipëria e mbytur nga depresioni, po bëhet e pajetueshme, njerëzit duan të largohen”, u shpreh më tej Blushi.