Ben-Blushi-640x357
Deputeti socialist Ben Blushi ka përgatitur nje dosje me anë të së cilës vërteton se statusi i Partisë Socialiste është skelur në të paktën 30% të neneve.

Këtë ai e bëri me dije sot në përfundim të mbledhje së grupit parlamentar të PS-së. Blushi tha se këtë dosje do ia vëjë në dispozicion deputetëve të PS-së, Asamblesë dhe gjithë forumeve të tjera të partisë, si dhe medias. Sërish ai shprehu ambicien për të garuar për kreun e PS-së

“Më vjen keq që përpiqet gjithë partia të justifikojë vullnetin e një njeriu. PS nuk është e Ramës. Nuk mundet që ky precedent të ripërsëritet. “Në rastin kur PS nuk bën zgjedhje, demokracia e saj e brendshme është e cënuar. Partitë ndërtohen mbi disa parime, kemi pranuar pluralizimin e parimeve. Është parimi i mbledhjes. Mbledhje nuk ka prej 3 vitesh. Në Partinë Socialiste ka 5-6 vjet, nuk e di se çfarë buxheti ka. Me kushtetutë buxheti duhet të vijë. Ky debat brenda PS nuk është i brendshëm. Është debat themelor. A mund të jetë Shqipëria vend demokratik nëse partitë nuk janë demokratike? A mund të ketë në Shqipëri drejtësi nëse partitë nuk janë të hapura, kthehen në biznes privat dhe fusin njerëz me të shkuar kriminale, çka jemi e vetmja parti që në 10 vitet e fundit na është kërkuar që të dekriminalizohemi. Nëse partitë nuk janë të pastërta, të gjitha institucionet do jenë të ndotura. Unë flas me të gjithë deputetët, edhe një pjesë e madhe privatisht dalin drejtë, sepse Kryesia ka 3 vjet që s’mblidhet. Është njësoj sikur Parlamenti mos mblidhet, por qeveria të nxjerrë ligje e ti miratojë vet. Më vjen keq që përpiqet gjithë partia të justifikojë vullnetin e një njeriu. PS nuk është e Ramës. Nuk mundet që ky precedent të ripërsëritet”, tha Blushi.

Sa i përket mbështetjes nga kolegë të tjerë deputetë, ai tha se shumica e deputetëve të PS-së bien dakord me të, por këtë ia shprehin privatisht. Blushi tha se beteja e tij për të respektuar statutin e partisë do të vazhdojë.

Po kështu edhe takimet me bazën socialiste.

Vijon…