ben-blushi-deputet-libra111

Deputeti i LIBRA-s Ben Blushi ka një mesazh për kolegët e tij socialistë që mbetën jashtë listave të kandidatëve për deputetë të parlamentit të ardhshëm.

Blushi ka komentuar listën e dorëzuar nga PS në KQZ dhe thotë se mbetën jashtë ara që nuk miratuan kanabizimin e PS-së, ndërsa i uron për më tej dhe iu kujton se dinjiteti është i përhershëm.

PËR MIQTË QË NUK DO JENË NË PARLAMENT
Disa kolegë dhe miq me të cilët kemi ndarë vite të vështira nuk do jenë në Parlamentin e ardhshëm. Arta Dade u largua sepse kërkoi zgjedhje brenda partisë, por edhe Namik Dokle, Vali Leskaj, Luljeta Arapi, Pirro Lutaj, Arben Çuko, Namik Kopliku, Vehxhi Mucmata, Erjeta Alhysa, Ylli Ziçishti, Anila Agalliu, Eduart Bejko, Lad Kosta, u hoqën nga Rilindja si njerëz që nuk miratuan kanabizimin e Partisë Socialiste. Unë i uroj atyre mbarësi dhe dua t’i them se e keqja është e përkohshme, dinjiteti është i përhershëm”, shkruan Blushi.