de

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka zbardhur detaje nga takimi i Ramës, Bashës dhe Metës me dy eurodeputetët David McAllister dhe Knut Flekenshtejn.

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, Blushi është shprehur se takimi në Pallatin e Kongreseve ka qenë i veçuar, jo në një ambient të përbashkët.

Siaps tij, Knut Flekenshtejn që është eurodeputet i majtë, qëndronte në dhomë me Ramën dhe Metën, ndërsa David McAllister që është eurodeputet i djathtë qëndronte në dhomë me kreun e opozitës.

Ky detaj është një turp i përbashkët që tregon batakun ku kemi rënë tha Blushi ndër të tjera.