ben-blushi_7_0

Kreu i partisë LIBRA, Ben Blushi përjashtoi çdo lloj mundësie për koalicion me ato që ai iu referohet si parti të vjetra, në zgjedhjet e 18 qershorit.

“Me kë të bëjmë koalicion, me Rilindjen, me këta që i thonë njëri-tjetrit në mëngjes Klement Balili është i joti dhe pastaj shkarkohet një Ministër se thotë Klement Balili nuk po kapet, dhe është i lirë në fakt. Klement Balili është i lirë të punojë, Ministri që e thotë është pa punë. Me kë prej tyre mund të bëjmë koalicion? Ne nuk kemi dalë për të vrarë veten. Të shkosh në zgjedhje me këta është njësoj sikur të vrasësh veten.Mund të bësh koalicion me Rilindjen apo PD?Janë segmente të së njëjtës rrugë. Rruga drejt rrënimit të Shqipërisë. E filloi Saliu, po e vazhdon me shumë sukses Edi Rama. Gjitha plagët që gjeti nga Saliu i ka hapur dhe më shumë dhe janë kthyer në hemoragji.Gjeti korrupsion e ka rritur, gjeti koncesione i ka shtuar, gjeti papunësi e ka më të madhe, gjeti borxh publik është më i madh sot, gjeti emigracion 200 mijë veta ikën nga Shqipëria në tre vitet e fundit. Një qytet sa Durrësi. Gjeti një Lazarat e lazaratizoi të gjithë Shqipërinë. Hashashi është Rilindja dhe kallashi është PD. Me këto të dyja nuk mund të jem.” tha ai në Ora News.