ben-blushi-1_1

Kreu i LIBRA-s Ben Blushi i ftuar në emisionin Opinion ka folur rreth të ardhmes së forcës së tij në arenën politike. Blushi u pyet fillimisht se cila është anëtarësia e LIBRA. Ai tha se ata që janë afruar janë të rinj dhe njerëz që nuk gjejnë veten në partitë tradicionale.

“Milionerët nuk vijnë në LIBRA. Ata shkojnë te Rilindja, te LSI apo te PD. A do t’i lejojmë në LIBRA? Ne jemi të hapur për të gjithë ata që përfaqësojnë parimet dhe programinj tonë” – tha Blushi.

A është edhe ish-kryeministri Fatos Nano pjesë e këtij projekti? Përgjigjja e Blushit ishte e prerë:

“Nuk kam asnjë kontakt me të. Nuk jam takuar dhe ky projekt politik nuk ka lidhje me të” – tha Blushi.