Bleona Qerreti duket tepër në formë pas ndarjes me Gani Bardhin, me të cilin pati një histori të gjatë dashurie. Këngëtarja duket se i është fitur me kokë projekteve të muzikës, dhe në këtë drejtim nuk kursen bashkëpunimet as me këngëtarët nga Kosova.

Me anë të një selfie ku shfaqet në krahët e reperit të njohur kosovar Getoar Selimi, Bleona duket se tregon nisjen e një bashkëpunimi apo projekti të ri në muzikë. Por për momentin fansat le të gëzohen me foton, kënga ndoshta vjen më vonë.

Naim Abazi është parë të enjten pasdite në një nga restorante më të frekuentuar të Prishtinës, “Pishat” teksa bisedonte me Bleona Qerretin. Nuk dihet se cila ka qenë tema e kësaj bisede, por një gjë mund të thuhet me siguri: Naimi dukej tepër i lumtur teksa bisedonte me këngëtaren e bukur nga Shqipëria.