fierza_0
Thatësira ka çuar në rënien e prodhimit të energjisë elektrike në kaskadën e Drinit. HEC i Fierzës është mbyllur me qëllim që të ruhen kuotat hidrike. Aktualisht po punojnë Komani dhe Vau i Dejës. Por një pjesë e mirë e nevojave po plotësohet nga importi. Reshjet parashikohet të mungojnë edhe në janar e shkurt 2016, ndaj KESH ka kërkuar mbështetje financiare në masën 1 miliardë lekë për të blerë energji. Mbështetja, në formë huaje, i akordohet me aktin e dytë normativ të miratuar nga qeveria, i dyti brenda një muaji për ndryshimin e buxhetit 2015 dhe i treti brenda një viti, çka përbën një rekord historik për ndryshimet në buxhet.