Qarku i Korçës është më i prekuri nga reshjet e dëborës. Raportohet se sot pasdite ka rënë një ortek në zonën e Dardhës, duke bllokuar rrugën Boboshticë-Dardhë

Orteku ka rënë në vendin e quajtur “Muri i Musait”. Në terren po punojnë mjetet borëpastruese. Një ditë më parë në Korçë pati përkohësisht edhe disa rrugë të bllokuara nga dëbora.