tom-doshi-gjykate-620x330
Akuza kryesore kundër Tom Doshit, ajo e kërcënimit të Durim Bamit për ta detyruar që të pohojë se ishte paguar për ta vrarë, ka rënë. Prokurorët nuk kanë mundur të gjejnë në vide, ashtu siç shpresonin, pjesë ku Doshi e kërcënon Bamin. 36 –vjeçari nga Fushë – Kruja, që e ka ndryshuar disa herë dëshminë e tij që nga zanafilla e kësaj ngjarjeje, kishte deklaruar para prokurorëve se ai e kishte bërë rrëfimin në video nën kërcënimin e Doshit. Sipas tij, deputeti i Shkodrës, nën kërcënimi e një pistolete e kishte detyruar të thoshte se ishte paguar për ta eliminuar për llogari të kryetarit të kuvendit, Ilir Meta. Por në kompjuterin dhe USB –në e Doshit nuk janë gjetur regjistrime që mund të provojnë këtë pretendim të tij, shkruan gazeta Shqip. Doshi akuzohet edhe për kallëzim të rremë para prokurorit dhe për këtë arsye gjendet në arrest shtëpie, me vendim të Gjykatës së Lartë. Ai e ka hedhur poshtë këtë akuzë, duke thënë se ai nuk ka bërë asnjë kallëzim, por vetëm ka bërë publike disa fakte për të cilat ishtë vënë në dijeni.