beqaj-5_1490017508-1333777

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar ditën e sotme ministrin në ikje të Shëndetësisë, Ilir Beqajn.
Përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, Berisha thotë se Beqaj ka thirrur në një mbledhje urgjente Këshillin Administrativ të Fondit të Detyrueshëm Shëndetësor për të miratuar listën e barnave të rimbursueshme.

Në mesazhin që Berisha thotë se ja ka dërguar një qytetar, thuhet se Beqaj ka marrë shpërblime të majme nga kompanitë farmaceutike.

Statusi i Berishës:

Hajne Beqja nuk ngopet kurre! Do te vjedhe deri diten e burgut!

Qytetari dixhital informon: Hajne Beqja ka thirrur me urgjence se bashku me famozin Zhan Levani, mbledhjen e Keshillit Administrativ te Fondit te Sigurimeve te Detyrueshme Shendetesore per neser ne ora 16:00 per – miratimin e listes se barnave te rimbursueshme – per te cilat ai ka marre shperblimin e majme nga kompanite  – Lista qe vjet eshte miratuar ne qershor  -lista nuk u eshte shperndare paraprakisht anetareve te komisonit. Kesaj i thone: do te vjedhe, do te vjedhe gjer diten e burgut! sb

“Pershendetje Doktor, me informojne qe Beqja ka thirrur me urgjence mbledhjen e Keshillit Administrativ (KA) te Fondit te Sigurimeve te Detyrueshme shendetesore.  ? “Njoftim i rendesishem: te marten ne oren 4 kalon me procedure te p?ershpejtuar lista e barnave te rimbursueshme ne KA?.” ? Beqja do ta kaloje listen e barnave te rimbursueshme para se te dekretohet nga Presodenti e te miratohet nga parlamenti pasardhesja, si duket ka bere per pazaret e fundit me miqte e tij nga t cilet eshte direkt perfitues…

Vjet Lista e barnave te Rimbursueshme (LBR) eshte miratuar ne mes te qershorit, ndersa kete here po e kalon ne urgjence.  ?? Listen nuk e ka shperndare, ?Do jau paraqese aty direkt a?netareve te KA. ?Nuk e ka askush. K?ane organizuar me urgjence grupin m?e Zhan Levanin ne krye?.”