IMG_2966

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një pedagogu që hedh idenë ku janë fsheur mbetjet e ardhura nga Italia në 1300 kontenierë që sipas një portali italian nuk dihet ku kanë përfunduar. Berisha thotë se pedagogu dixhital denoncon tronditjen e madhe te banoreve te fshatrave rreth malit Shpirag pasi ata kane te dhena se ne tunelet, bunkeret dhe galerite e asaj zone dhe zonave perrreth jane groposur helmet kimike dhe lendet radioaktive te ardhura nga Italia. Banoret e zones kane pare ne fundin e gushtit fillimin e shtatorit 2016 autokollona kamionesh te shoqeruara nga ushtria. Për këtë Berisha i ben thirrje prokurorise se shtetit te hetoje me pergjegjesine me te madhe “keto informacione tronditese”.

Mesazhi i postuar nga Berisha

“Pershendetje Zoti Berisha. Une jam pedagog universiteti desha te ju informoje se banoret e fshatrave prane malit Shpirag jane shume te tronditur mbasi ata kane dyshime shume te forta qe nje pjese e konteniereve me helme kimike dhe radioaktive nga fundi i gushtit dhe fillimi i shtatorit mund te jen futur ne tunelet e komunizmit.

Po ne kete perudhe ka banore qe thone se kane konstatuar levizje shume te dyshimta komionash te huaj dhe autokollonash te shoqeruara nga ushtria

Ju lutem shume ngrijeni zerin dhe kerkoni te kontrollohet çdo tunel galeri dhe bunker mbasi depozitimi i lendve radioaktive apo helmeve kimike mund te kete pasoja katastrofale per qytetin e Beratit dhe vete Shqiperine nese dyshimet per fshehjen/groposjen e mbetjeve kimike rezultojne te verteta.

Me respekt, ee”