auto_berisha1489518880

Ish-kryeministri Sali Berisha është rikthyer te çadra e protestës së opozitës ku ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Berishaj tha se Rama duhet të largohet pasi është i lidhur me krimin dhe se Balili ka filmime të tij.

“Leri përpjekjet, ti je peng i krimit. A e dëgjuat akuzën e që i bëri Saimir Tahiri të nesërmen? Tek Balili, tha nuk jam i filmuar unë, por je ti Edi Rama. Absolutisht është e vërtetë. Thirri arsyes! Largohu se do të të krejim me lecka. Shkërmoqja e mazhorancës së qelbësirave është fati i pashmangshëm në ditët dhe javët që vijnë” – tha Berisha.

“Pas Saje Qorrit do shkoni me radhë. Ky është revolucioni demokratik i shkurtit 2017. Ky revolucion po ecën. Përshëndes të gjithë ata qyterarë dhe qytetare, ata intelektualë që nuk ndajnë me ne të njëjtat bindje, por ndajnë me ne besimin se vota e lira. Edhe njëherë le ti bëjmë thirrje Edi Ramës. Thirri mendjes në të ka mbetur dhe një nanogram arsye, jep dorëheqjen, hape rrugën. Kjo e jona është betejë për votën. Nuk është betejë për pushtet, pushtetin do ta vendosin shqiptarët me votën e lirë. Forcë në botë pa realizuar qëllimin tonë nuk do mund ta pengojë. Mblidhi në Kryeministri të gjithë vrasësit e Shqipërisë, je i pashpresë” –tha Berisha.