Ish-kryeministri Sali Berisha thotë me bindje mes Greqisë dhe Shqipërisë është rënë dakord për një marrëveshje për çështjen e kufirit detar.

Berisha tha se në 2009-ën u zbatua parimi i barazlargësisë mes dy vendeve.

Sipas tij Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë marrëveshjen për afera korruptive në favor të një pale të tretë duke nënkuptuar Turqinë.

Në mënyrë simbolike Berisha tha se “Rama është bërë synet në Topkapi”. Ky është një muze i famshëm në Stamboll që ka shërbyer si saraje të krerëve të vendit gjatë Perandorisë Osmane.

Berisha tha se Kotzias dhe Bushati kanë zgjedhur të bëjnë pazar për këtë çështje.

“Ata kanë vendosur që të zgjidhin çështjen me parimin: “ti merr këtë pjesë, unë marr këtë pjesë”. Kuptohet që Greqia ka marrë zonat më të pasura me naftë dhe gaz” – tha Berisha.