berisha kuvend_1
Ish kryeministrit Sali Berisha nuk i ka shpëtuar as sot fakti se ministrat e LSI kanë munguar në sallën e Kuvendit. Sipas tij, prej disa kohësh kjo lloj braktisje ndaj Ramës është evidente. Madje Berisha e konsideron tashmë çështje të përfunduar ndarjen mes Ramës dhe Metës.
“Jeni bërë si ato çiftet që janë ndarë por nuk e shpallin për hir të fëmijëve. Ju jeni ndarë por nuk e shpallni për hir të parave”, tha Berisha.