sali-berishaaaa

Një oficer policie ka denoncuar te ish-kryeministri Sali Berisha masat e policisë per protesten e PD-së diten e shtunë. Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan ne Facebook se policia po përpiqet të ndalë protestën. “Qeveria mbush poturet! Rama iken nga Tirana! Xhafa dhe ministrat e tjere pastrojne tunelet sekrete te ministrive per arratisje, policia me postblloqe perpiqet te ndaloje vershimin e uraganit popullor drejt Tiranes!” – shkruan Berisha që poston edhe një mesazh nga një person që oficer policie ai e quan “qytetar dixhital”.

“Z.Berisha, jam oficer policie po ju njoftoj per panikun e madhe qe ka mberthyer qeverine ne prag te protestes. Policia e shtetit ka filluar operacionin”Bolla e Zeze”. Kane marre nje furgon me letra, medemek te zbulojm elementet kriminal qe do te marrin pjes ne protest!!!Jo per gje, po keta armikun e klases e sajojne sa hap e mbyll syte.Gjithashtu jane tmerruar i kane mbushur breket pa filluar protesta,keta parshikojne mbi gjysem milioni njerze, vet Xhafa dhe Çako po kontrollojne te gjitha daljet e fshehta, tunelet te ministrive nga do te ja mbathin, se keta jane me dy fytyra ndryshe thone dhe ndryshe veprojne, skane turp j’u ka plasur cipa” – thuhet në mesazhin që poston Berisha.