berisha5_1

Rrëzimi i të gjitha akuzave për anëtarët e “Hakmarrjes për drjtësi”, sipas ish kryeministrit Sali Berisha është pjesë e një marrëveshjeje që kryeministri Edi Rama ka me bandën që fitoi lirinë pavarësisht krimeve të rëndam për të cilat akuzoheshin.

“Te dashur miq, Edvin Kristaq Rama, sot, ne perputhje me nje marreveshje elektorale te vitit 2013 me grupin terrorist “Hakmarrja per Drejtesi”, shpalli te pafajshem drejtuesit kryesor te grupit, vellezerit Shyti, djeme te xhelatit te diktatures komuniste Harejdin Shyti i denuar per genocid dhe krime kunder njerezimit nga gjykatat shqiptare” shkruan ish kryeministri në Facebook.

Berisha vazhdon se Rama ka ende detyrime për një tjetër kapobandë të vitit 1997, Aldo Baren, i cili ka ankimuar dënimin me burgim të përjetshëm në Gjykatën Kushtetuese.

“Pas ketij akti kriminal pritet qe kryebanditi Edvin Kristaq Rama te liroje, ne perputhje me detyrimin e tij, Aldo Baren dhe banden e tij, per te plotesuar keshtu radhet e banditeve qe i mungojne atij!” shkruan Berisha.