Ish-kryeministri Sali Berisha zbulon se opozita ka dokumente që provojnë lidhjen e disa prej ministrave me segmente të krimit të organizuar. Në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, Berisha tha se strategjia që po ndjek opozita është të demaskojë qeverinë.

“Opozita ka fakte dhe argumente. Rritja e besueshmërisë së opozitës, ka bërë që ajo të disponojë një arkiv të pasur të organizatës kriminale të Rilindjes. Lidhje të ministrave të Ramës me krimin, lidhje me botën e trafikut të Olsi Ramës. Vëllai i Ramës, ka të dhëna objektive, që të paktën 6 herë ka kaluar kufirin me makinën e drogës së grupit Xibraka” – tha Berisha.