Screenshot_1-121-655x356_0

Protestuesit e opozitës janë ulur këmbëkryq në sheshin përballë Kryeministrisë, ndërsa po vijon ngritja e çadrës me kontstruksione metalike.

Bashkë me protestuesit është edhe ish-kryeministri Berisha dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha. Duke folur për Ora News, Berisha ka thënë se sapo nisi revolucioni demokratik.

“Revolucioni demokratik filloi. Kjo është 20 shkurti i 91. Lëvizja e misionit më të madh. Këtu janë mbledhur misionarët e Shqipërisë. Nuk ka forcë në botë që të ndalojë fitoren e tyre. Edi Rama ka vetëm një alternativë të ikë, të ikë, të ikë sa më pare.Rama është fshehur në malet e Sharrit. Fitorja nuk njeh çmim deri në fund. E ftoj Edi Ramën të largohet një minutë e më parë të dorëzojë shtetin. Pjesëmarrja është e jashtëzakonshme. Një energji, entuziasëm, mesazhet janë pëqësore”, ka thënë Berisha.