rama_33

Sipas një qytetari shqiptar që jeton në Francë një radio satirike në Francë është tallur me Kryeministrin Edi Rama për mënyrën se si ishte veshur në një takim zyrtar.

Ky qytetar e ka denoncuar këtë ngjarje në Facebook-un e ish-Kryeministrit Sali Berisha. Sipas tij, radio franceze tha se Rama kishte shkuar me veshje të papërshtatshme në takimin për hapjen e negociatave.

Denoncimi në Facebook-un e ish-Kryeministrit Sali Berisha:

“Rama si karagjoz me xhinse dhe atlete ne takim zyrtar!

Radio me e madhe e Frances tallet me Edi Ramen! Sb

Emigranti dixhital informon se radio me e madhe satirike “Rire et Chanson” ne nje emision te saj nder te tjera thote per Shqiperine se Edi Rama erdhi me xhinse dhe atlete gjoja trendi por ne fakt si karagjoz per te kerkuar hapjen e negociatave por mori pergjigjen qe meritonte, mbeti ne klase! Lexoni me poshte mesazhin e emigrantit dixhital se si e tall radio me e madhe satirike e Frances piktorin deshtak. sb

“Pershendetje doctor kryeministri shqiptare esht bere objekt tallje dhe shpotishe ketu ne France. Radio me e madhe satirike e Frances Rire et Chanson esht tallur me te! Keshtu ne emisionin e saja pardje kjo radio tha per Shqiperine se kryeministri i ketij vendi erdhi ne takim zyrtar i veshur me xhinse dhe atlete per te kerkuar hapjen e negociatave dhe mori nje note pakaluese te cilen e meritonte qofte edhe per paraqitjen e tije qesharake ne nje takim te rendesishem zyrtar.Kjo ishte per te qeshur per francezet por trishtim per ne.Shumte te fala…”.