Ish kryeministri Berisha vazhdon ta shohë Xhisiela Malokun si një viktimë të dhunës dhe terrorit shtetëror, ndërsa gënjeshtrat e saj si deklarata të bëra nën përdhunë dhe kërcënime. Sipas Berishës, vajza përsërit si papagall atë që i kanë mësuar, por kjo nuk do të thotë se ajo duhet denuar.

Në një status në rrjetet sociale, pas intervistave që dha Xhisiela Maloku, Berisha shkruan se “nuk duhet revoltuar me Xhisielen, ajo eshte absolutisht e pafajshme dhe qendrimi i saj tregon se çfare eshte i afte te bej shteti perdhunues kunder nje viktime te pambrojtur. Terheqja e deshmive nga ana e saj provon vetem efektin, pasojat e tmerrshme te terrorit kafsheror qe ushtrohet ndaj saj nga shteti perdhunues”.