sali-berisha_6
Ish –kryeministri Berisha ka zbuluar disa të dhëna të tjera në lidhje me përgjimin e bisedave mes numrit të celularit të Kastriot Ismailajt dhe kryetarit të kuvendit, Ilir Metës, në vitin 2008. Një pjesë e përgjimit u publikua në emisionin Opinion të Blendi Fevziut nga gazetari Artan Hoxha. Berisha, në një intervistë për Eni Vasilin, tha se ky përgjim ishte bërë në mënyrë të paligjshme nga kryeprokurorja e kohës, Ina Rama, e cila më pas ia kishte dhënë atë Edi Ramës. Ai u shpreh se krahas faktit që Rama kishte dijeni, një person që sot është bërë drejtor i rëndësishëm në Ministrinë e Brendshme të drejtuar nga Saimir Tahiri ia dha përgjimin Tahirit. Ky i fundit ia dha të plotë dosjen Ramës dhe Rama ia dërgoi atë Tom Doshit, sipas ish –kryeministrit.

“Del një regjistrim i vitit 2008 ii bërë nga Ina Rama.

Ishte depute tai, atë s’e bënte dot as ai Osmani (oficeri i policisë gjyoqësore), dhe asnjë prokuror tjetër. E regjistron Ina Rama në thyerje absolute të ligjit.

Ajo duhet të kërkonte autorizimin nga kryetarja e parlamentit.

Unë e kisha deklaruar publikisht që për çdo minitër që do të kërkohet regjistrimi unë do t’ia jap menjëherë.

E regjistroi, kujt ia dhanë?

Ia dhanë Edi Ramës.

Nga doli bobina?

Që Edi Rama kishte njohuri, kjo është 100 % e sigurt.

Historia e regjistrimit është se një person që sot është bërë drejtori i rëndësishëm i Saimir Tahirit, ia dha Tahirit. Tahiri ia dha Ramës dhe Rama ia dha Tomës.”