berisha opinion

Ish -Kryeministri Berisha zbuloi sot një tjetër detaj të prapaskenës së zhvilluar në kohën e publikimit të videos Meta – Prifti, e cila çoi në dorëheqjen e Metës nga posti i zv/Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm. Berisha tha se Meta i kishte dërguar djalin e tij, Shkëlzenin, që t’i lutej për ta mbajtur në qeveri. “Ilir Meta mendon se djali im, të cilit i ishte lutur Ilir Meta që të ndërhynte tek i ati, nuk ndërhyri. Sepse Ilir Meta nuk donte të jepte dorëheqjen dhe u detyrua të japë dorëheqjen. Unë e dua shumë djalin tim, por natyrisht detyra shtetërore është detyrë shtetërore për mua”, u shpreh Berisha. Në këtë mënyrë ish –kreu i qeverisë zbulon faktin se Meta nuk e kishte dhënë dorëheqjen me dëshirë për t’u vënë para drejtësisë pas akuave publike për korrupsion, por se ishte ai që i kishte kërkuar dorëheqjen.