berisha-tahiri

Ish-kryeministri Berisha është shprehur në faqen e tij në rrjetin social Facebook se i del zot Saimir Tahirit kur bëhet fjalë për ta karahasuar me Ramën.

Ai shprehet se Tahiri meriton çdo epitet që i vihet në portale, por nuk është turpi i Ramës, por e anasjellta; Rama është turpi i Tahirit.

Postimi i Berishës.

“Portalet e ofendojne Saje qorrin duke e quajtur turpi i Rames!

Miq, tek po ju hidhja nje sy portaleve sot shof se disa prej tyre nuk e mora vesh sepse shkruanin se turpi i Rames eshte Saje qorri. Per here te pare dhe te fundit me duhet ti dal zot Sajes dhe jo se ky nuk meriton cdo epitet, cdo cilesim, absolutisht i meriton.

Ai eshte i pershtatshem per ti thene çdo fjale te fjalorit tone. Por ajo qe une nuk mund te pranoj kurre eshte se Saje qenka turpi i Rames nderkohe qe ne cdo aspekt, ne cdo krahasim absolutisht ne cdo kandar dhe ne çdo dimension Rama eshte turpi shumfish i Saje qorrit.

Keshtu qe te shkruash se turpi i Rames eshte Saje qorri perpiqesh me qellim, pa qellim te shpelash sadopak Ramen por ne fakt me se paku e bene vehten qesharak per te mos rrjeshtuar gjera te tjera.