Ish-kryeministri Sali Berisha, i pyetur nga gazetarët për incidentin që ndodhi në Kuvend, ku kryeministri Rama u godit me vezë nga deputeti i PD-së, Endri Hasa, u shpreh se për Ramën kjo ishte një dhuratë për Vit të Ri.

“Endri Hasa i dhuroi Ramës kartolinën e Vitit të Ri. Vezët Hasa i kishte marrë në Surrel”, u shpreh Berisha.

Ndërkohë vijon protesta përpara Kuvendit. Në protestë marrin pjesë studentë e qytetarë në mbështetje të kauzës për Universitetin. Protestuesit, të revoltuar, kanë hedhur dhe tymuese në drejtim të Policisë.