Sali Berisha ka marrë edhe njëherë fjalën në kuvend për të shpjeguar me dokumentat që disponon opozita se si po abuzohet

me PPP e djegjes së plehrave në qytetet e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës që parashikon dhënien e afro 200 milionë USD parave publike për një njeri të vetëm: Tregtarin e inceneratorëve Klodian Zoto (lexoni poshte shkrimet).

Berisha ka deklaruar se nga kjo megaaferë ish ministri i mjedisit Lefter Koka ka marrë thërrimet ndërsa Arben Ahmetaj dhe Edi Rama kanë ndarë milionat. Berisha ka sjellë për këtë dy shembuj.

Për inceneratorin e Elbasanit Klodian Zoto ka mërrë nga shteti 22 milionë USD dhe e ka blerë fabrikën për 16 USD nga një Italian. Ku kanë shkuar plot 8 milionë dollar ka pyetur Berisha? Ai ka sjellë edhe një fakt tjetër tronditës. Për djegësin e plehrave në Fier, për të cilin enede nuk është vënë asnjë tullë dhe nuk është dhënë as leja e ndërtimit, qeveria ka disbursuar deri me tani 5 milionë USD. “A mund të bëjë vaki një skandal i tillë? A mund të ketë ministër që i jep këto para pa i ndarë më parë me kryeministrin, ka pyetur Berisha.