sali-berisha_11

Ish-kryeministri Berisha reagon sërish për lirimin dhe shpalljen të pafajshëm të anëtarëve të bandës “Hakmarrja për Drejtësi”.

Në një postim në “Facebook” Berisha shkruan se pas lirimit të Lul Berishës dhe pafajësisë së vëllezërve Shyti priten lirime të tjera.

Ai shkruan se pas tyre do lirohet Shullazi, Aldo Bare dhe pas tyre Zan Çaushi.

“Qytetari dixhital shkruan: Lul Berishen dje, Hakmarrjen per Drejtesi sot, Shullazin neser, Aldo Baren javen tjeter, Zan Çaushin muajin e ardhshem! Sb”, shkruan ai.