sali-berisha_10

Ish-kryeminstri Berisha gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend i ka kushtuar vëmendje zhvillimeve të fundit në Kosovë. Duke hedhur akuza ndaj qëndrimeve të Tiranës zyrtare dhe kryeministrit Rama, Berisha i bëri thirrje autoriteteve në Kosovë ta prishin murin që ka nisur të ndërtohet në urën e lumit Ibër në Mitrovicë.

“Muri është projekt i Serbisë së Madhe. U bëj thirrje autoriteteve kosovare ta shembin murin në Mitrovicë”, u shpreh Berisha.

Në vijim të fjalës së tij Berisha kritikoi Ramën për reagimin e vonshëm ndaj trenit ruso-serb në Kosovë. Berisha përmendi gjithashtu një diplomat të huaj që i ka treguar për një marrëveshje të fshehtë mes Ramës dhe Vuçiç. Ai theksoi gjithashtu tha se ndaj çdo reaksioni ndaj shqiptarëve, do të reagojmë si komb i vetëm.