IMG_20150502_122525
Deputeti socialist, Ben Blushi, me sa duket do të ndahet së shpejti me Partinë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, shkruan sot Koha Ditore.

Ai mësohet se do të zbresë në bazë për të zhvilluar takime me elektoratin e majtë dhe këto takime do t’i nisë nga Kukësi, zona që ka pasur më shumë largime drejt Gjermanisë këta muajt e fundit.

Koha Ditore raporton se Blushi kishte planifikuar një takim në Kukës më 30 prill, por e ka shtyrë atë për në datën 5 maj.

Nuk dihet nëse Blushi ka zgjedhur Kukësin si vendin më të prekur nga eksodi, apo në këtë rreth ka një terren të favorshëm për shkak të pakënaqësive të socialistëve tradicionalë që kanë mbetur të papërfshirë në qeverisjen e zotit Rama në qendër e në bazë.

Kjo, pasi në Kukës ka shumë funksionarë të Partisë Socialiste vendore që kanë qenë përkrahës të ish-kryetarit Fatos Nano dhe vazhdojnë të ruajnë miqësinë me ish-kryetarin socialist.