ben-blushi_4
“Një moment kritik për Partinë Socialistë” e quajti Ben Blushi situatën, në të cilën po kalon partia më e madhe në qeverisje. Pasi doli nga mbledhja e grupit parlamentar socialist, Blushi lëshoi akuza të ashpra kundër Edi Ramës, për qeverisjen dhe për mënyrën si ka drejtuar PS.

“Çdo parti ka zgjedhje, partia vendos nëse të mban në detyrë apo jo. Kjo normë është e panegociueshme në cdo system që njohim sot. Edhe në kohën e Partisë së Punës, mandatet ishin të kufizuara. Sekretari i Parë i Partisë zgjidhej njëherë në katër vjet, formalisht, por të paktën zgjidhej. Pra partia Socialiste sot është e vetmja parti pa mandate dhe nuk bën zgjedhje. Organizatat mblidhen në mënyrë klandestine. Sot ky debat u bë në grup. Shpresoj të kenë mundësi për ta korrektuar në Kongresin që duhet të mblidhet sa më shpejtë.

Vetëm për shkak të mungesës së zgjedhjeve në Parti është Partia Socialiste në një moment të vështirë?

Një parti që nuk bën zgjedhje, ka raport të vështirë me veten. Pyesni njerëz në të gjithë Shqipërinë, socialistët nuk e miratojnë faktin që nuk ka zgjedhje. Ka zona ku deputetët e PS emërojnë dhe caktojnë njerëzit si të jenë në biznesin e tyre privat. Caktojnë se kush do të jetë në krye të organizatës, se kush do të jetë delegat, kush do marri pjesë në kongres, kush është anëtar partie e kush jo, por ky nuk është një biznes privat. Nuk ka ardhur ende koha që Partinë Socialiste ta japim me koncension. Nuk ka arsye. Në zona të caktuara PS po jepet me koncension, po trajtohet si një biznes privat, por jo gjithë Partia Socialiste mund të jetë një biznes privat.

Në një biznes privat ndoshta nuk ka arsye të ketë zgjedhje, sepse njerëzit emërohen apo ikin nga puna.Në një parti jo.

/lapsi.al/

Eshtë një moment kritik edhe për këtë arsye, por edhe për arsye të ekonomisë. Nëse ju ndjeni që ekonomia është mirë, që rritja ekonomike eshte e planifikuar, që punësimi është në rritje, që nuk ka emigracion dhe po shkojmë në një drejtim të panjohur të ekonomisë me koncensionet të dyshimta dhe të panevojshme, unë them që kështu është.

A ka ardhur koha për zgjedhje të parakohshme?

Jo nuk besoj, nuk besoj se ka ardhur koha për zgjedhje të parakohshme.

Po ndryshime në qeveri?

Nuk mund ta them këtë. Shpejt për të folur. Sot në grupin parlamentar kërkuan të ketë një analizë të qeverisë, pati nga ata që kërkuan të ketë kongres, të ketë disiplinë, një rregull në parti. Statute thotë që zgjedhje të bëhen një herë në katër vjet. Herën e fundit zgjedhjet u bënë në 2009. Jemi në vitin 2016. Kemi 7 vjet pa zgjedhje, 7 vjet pa kongres, 7 vjet pa delegate, 7 vjet pa kryetar partie.

Si shpjegohet që jeni i vetëm?

Ju mendoni që jam i vetëm, ju thashë dy apo tre kolegë floën sot për të njëjtën gjë. Po të lëvizësh në Shqipëri do të shohësh njerëz që duan zgjedhje. Kjo parti është mësuar të zgjedhë që nga viti 91 e këtej. Ka pasur zgjedhje kurdoqoftë, në pushtet apo në opozitë. Dhe ju thashë, një formë drejtimi koncensionar është e papranueshme. Sepse ka ardhur koha t’ia bëjmë këtë pyetje vetes: Kush qeveris? Rilindja apo PS? Fatkeqësisht ka qeverisur Rilindja, por Rilindja nuk është PS. Rilindja ka falimentuar. Ka ardhur koha që PS të marri pushtetin. PS fitoi zgjedhjet, koncensionin e zgjedhjeve e mori Rilindja. Kjo ka mbaruar dhe ka ardhur koha që në Kongres t’i themi të gjitha.