ben-blushi_21

Ben Blushi ka ironizuar aktorët kryesorë të politikës duke shkruar se kjo krizë politike është një krizë telefonatash.

Kjo deklaratë e Blushit vjen pasi sot, Presidenti Nishani u bëri thirrje palëve që të ulen dhe të dialogojnë. Por nga ana tjetër Rama i kërkoi Bashës që ta telefononte dhe të takoheshin ku të donte ai. Ndërsa Basha është shprehur për dialog të vërtetë dhe jo dialog fasadë. Ndërkohë që aleati i Ramës në koalicion Ilir Meta bën ftesë për dialog dhe është shprehur se nuk shkon në zgjedhje pa opozitën. /