1478765638_kendall17

Bella  Hadid dhe Kendall Jenner janë dy modelet më të njohura të Victoria’s Secret. Format e tyre perfekte kanë bërë që ato të jenë emrat më të përmendur në fushën e modelingut. Megjithatë, duket se vajzat ndonjëherë i “shkelin” rregullat e ushqimit dhe nuk e vrasin mendjen për kaloritë që konsumojnë.Dy vajzat janë fotografuar në një dyqan Mc Donald’s ditën e mërkurë përpara se të shkonin në shfaqjen e madhe të Michael Kors “Collection Fall 2017”. Sportive dhe me stil, me flokët e kapura njësoj, dy modelet elegante kanë zgjedhur ta teprojnë pak me yndyrat përpara se të shkojnë në sfilatën e New York Fashion Week. E pra, edhe modelet më të famshme e teprojnë ndonjëherë me ushqimin.