Bashkimi Evropian ka arritur dakordësinë për shtyrjen e procesit të çanëtarësimit të Britanisë së Madhe deri më 31 janar 2020.

Lajmi u bë i ditur nga presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk, në një postim tijin në llogarinë zyrtare në “Twitter”. “BE-ja ka rënë dakord për të pranuar kërkesëne e Mbretërisë së Bashkuar për shtyrjen e Brexit-it deri më 31 janar 2020. Vendimi pritet të zyrtarizohet përmes një procedure të shkruar.”- shkruan Tsuk.

Kjo shtyrje e tretë e Brexit-it, ndodh ndërkohë që deputetët pritet të votojnë propozimet e kryeministrit Boris Johnson për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme më datë 12 dhjetor.

Draft-teksti i një marrëveshjeje mes Brukselit dhe Britanisë, parashikonte që Marrëveshja e Tërheqjes për daljen e Britanisë së Madhe nga Unioni, nuk mund të rinegociohej në të ardhmen.

Mbretëria e Bashkuar duhej të largohej nga BE-ja këtë të enjte, por Johnson u detyrua të kërkojë një zgjatje të afatit të Brexit-it, pasi Parlamenti nuk pajtohej me marrëveshjen e arritur së fundmi.