maxresdefault (2)_7

Analisti dhe gazetari Baton Haxhiu është shprehur në nisje të emisionit “Opinion” se kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit Meta e kanë arritur marrëveshjen mes tyre për të dalë sërish bashkë në zgjedhje. Ai thotë se do të dëshironte që të gjitha forcat e mëdha të masnin forcat të vetme në zgjedhje, por sipas tij tashmë Rama dhe Meta do të shkojnë 100% bashkë në zgjedhje.

“Do te kisha dëshirë te kete nje gare te forte dhe te rende zgjedhore dhe një qeverisje te lehte dhe jo siç ka ndodhur herën e kaluar. 100% duhet te dalin veçmas edhe pse e kane arritur marrëveshjen per te dale bashke, vetem nese ndodh ndonje gje qe eshte e paparashikueshme”, tha Haxhiu.

Sipas tij në 4 vite në qeveri, mes Ramës dhe Metës ka pasur një raport me shumë dhimbje.

“Gjate qeverisjes ka pasur dhimbje qe mua nuk me bindin. Kjo perplasje ka dhe nje arsye se eshte brenda llojit, koalicioni me Berishen dhe Meten s’kishte perplasje. Ketu ka nje perplasje brenda ideologjise, ka nje kujtese se si jane ngritur.

Raporti i tyre është me dhimbje, se është një betejë politike, kanë përplasje serioze por kanë qetësi në opinionin publik, janë të pavërejtshëm në betejën e dy titanëve. Dhimbja është që unë tani e tutje preferoj një betejë të vështirë në zgjedhje dhe një lehtësi në qeverisje, tani duhet të ndodhë e kundërta, ky koalicion përvec se është krijuar një dallim serioz mes dy liderëve, Meta është pragmatik, ka një pashpirtësi në pragmatizëm, Rama është i mbështjellë në idealizëm për reformën” – thotë Baton Haxhiu.