Kocijancic

Bashkimi Europian përsërit thirrjen për kreun e opozitës, Lulzim Basha për kthimin e deputetëve të opozitës në kuvend.

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç tha për Report Tv, se BE po ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri, por debati politik duhet të zhvillohet në Kuvend.

“Debati politik duhet te futet në Parlament. Ne do ndjekim nga afer zhvillimet ne Shqiperi. 

Per ne është e rendesishme që çdo gjë të jetë e mirëpërgatitur për zgjedhjet”, u shpreh Koçijançiç.